Shoku i ngushtë trashaluq më çmendi me seks, që i dashuri muskuloz...

Shoku i ngushtë trashaluq më çmendi me seks, që i dashuri muskuloz nuk arriti…

1274
0

auto_ss1472642892

Një vajzë i ka shkruar letër britanikes ‘The Sun’, ku ka treguar se e ka tradhtuar të dashurin, me një mik të saj, transmeton Bota Sot.

Kjo është letra e saj:

Kam pasur seksin më të mahnitshëm me një nga miqtë e mi një natë, por tani faji s’po më le rehat, pasi unë kam një të dashur.

Unë jam 20 vjet dhe ky shoku im më i mirë dhe unë punojmë në një restorant bashkë.

Ai është 21 vjeçar, barist, ndërsa unë jam kameriere.

Ne njihemi prej vitesh por jemi bërë të afërt që kur punojmë bashkë.

Ai bën shumë shaka.

Unë kurrë nuk e kam shikuar atë në mënyrë seksuale sepse e kam të dashurin tim, tani 24 vjeçar dhe ata janë polare të ndryshme.

I dashuri im është fanatik i palestrës që ushtron shumë, ndërsa shoku im është mbipeshë dhe nuk ka asgjë më shumë që do ai se sa të dalë me mua për të pirë dhe për të ngrënë.

Frigoriferi u prish në punë një ditë dhe ne e mbyllëm restorantin sepse nuk mund ta mbanin ushqimin të freskët.

Unë dhe miku im e pastruam kuzhinën dhe anuluam disa rezervime.

Ai dëshironte që unë t’i provoja disa kokteje dhe kështu ne shijuam një orë eksperimente.

Atëherë ai vetëm shpërtheu duke më thënë nga larg: “Ti e di, unë gjithmonë të kam dashur”.

Unë isha e tronditur.

Ai mi kapi duart dhe më afroi tek vetja.

E kapa këtë moment.

Nuk isha e sigurt nëse ta largoja, por u ndjeva shumë sensuale kur ai më puthi.

Ne ecëm në dhomën e pasme dhe filluam të putheshim përsëri dhe këtë herë nuk kishte kthim prapa.

Ne bëmë seksin më të mahnitshëm.

Trupi i tij nuk është në formë, por ai është një dashnor i pabesueshëm.

Ishte vetëm një natë por unë nuk mund të ndalem së menduari për të.

Po pyes veten nëse duhet t’i tregoj për këtë të dashurit tim.

Në fillim të lidhjes ne kemi rënë dakord që nëse njëri nga ne tradhton, do të tregojë dhe gjërat do të përfundojnë mes nesh.

Përgjigja e psikologes:

Kalimi i fajit tek i dashuri vetëm do të sjellë një natë në jetën e re, do ta dëmtojë atë, punën tënde dhe nuk do të zgjidh asgjë.

Nëse ke nevojë që t’i tregosh ndjenjat, bëjë këtë me një këshilltar.

Nuk ke pasur asnjë tërheqje me shokun tënd dhe ka qenë vetëm epshi që ka ndodhur në atë moment të nxehtë.

Tregoj shokut tënd se të dy keni gabuar dhe se duhet ta mbani vetëm profesional raportin tuaj.

Por, shiko se çfarë ka ndodhur me të dashurin tënd që ta bësh këtë tradhti.

Tingëllon se jeta e juaj seksuale nuk është e mirë.

A është i dashuri juaj injorant apo dembel sa i përket kësaj?

Ki kujdes herën tjetër me koktejet që pi dhe kuptoje se seksi rastësor lë vetëm ndjenja të këqija prapa./BS/