Shoferi përplas burrin në Tiranë, ja gjesti i tij pas aksidentit

Shoferi përplas burrin në Tiranë, ja gjesti i tij pas aksidentit

493
0

Ajo që është më e dhimbshme kur ndodh një aksident në Shqipëri është largimi i shoferëve pa i dhënë ndihmën e parë të lënduarit, ku ka patur plot raste që për shkak të këtij veprimi shumë persona kanë humbur jetën.

Por, në një aksident sot në Tiranë, ku një automjet me krah anglez ka përplasur një burrë me biçikletë, ka ndodhur e kundërta.

Shoferi i automjetit jo vetëm që ka ndaluar, por është ulur bashkë me të lënduarin duke i mbajtur duart dhe duke i dhënë kurajo derisa ka ardhur ambulanca. Një gjest ky që pavarësisht se kush e pati fajin për këtë përplasje, duhet vlerësuar.

Ndërkohë, i lënduari ka marrë disa plagë në kokë dhe në trup, ndërsa është bërë i mundur transportimi i tij në spital për të marrë ndihmën e nevojshme.

 

Shperndaje