Gjatë natës tre automjete janë shkrumbuar në kryeqytet. Ngjarja në fjalë ndodhi në rrugën “Haredin Shtino”.
Sipas të dhënave të para dyshohet se bëhet fjalë për zjarrëvënie të qëllimshme. Mësohet se fillimisht ka marrë flake mjeti ‘Mercedes Benz’ në pronësi të Majlinda Ndregjoni dhe më pas janë djegur dhe 2 automjete te tjerë të parkuar afer tij.
Bëhet e ditur se mjetet e tjera, nje ‘Mercedez Benz’ në pronësi të Gramoz Nazeraj dhe një ‘Audi A4’ në pronësi te Altin Çelikut. A
Ndërkohë policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zone dhe po punon për identifikimin e autorit.