Imazhet tronditëse të “akullnajës” së parë të Islandës zbulojnë dëmtimin e vazhdueshëm për shkak të temperaturave në rritje në Arktik.
Akullnaja e madhe Okjokull tani është zhdukur plotësisht, pavarësisht se dikur ka matur 16 kilometra katrorë.
Satelitet amerikanë kanë gjurmuar ‘jetën dhe vdekjen’ e akullnajës gjatë tre dekadave të fundit.
Pamjet e marra në vitin 1986 tregojnë vëllime të mëdha akulli që mbulojnë bregun e malit në Islandën perëndimore.
Vlerësimet sugjerojnë që akullnaja dikur kishte një trashësi prej 164 metrash.
Por akullnaja gradualisht është shkrirë.
Pastaj në vitin 2014, shkencëtarët e klimës zyrtarisht e shpallën akullnajën si “të shpërbërë”.
Fotografitë e fundit nga gushti i vitit 2019 publikuar nga Nasa tregojnë vetëm një shpërndarje të borës dhe akullit, ku dikur ishte akullnaja.
Shkencëtarët thonë se vala e nxehtë e këtij viti ka përkeqësuar shkrirjen në rajon.
“Vini re zonat e shkrirjes blu, të cilat ka të ngjarë të shoqërohen me një masë të ajrit të ngrohtë që goditi Islandën ndërsa u zhvendos nga Evropa kontinentale në Groenlandë në fund të korrikut,” shpjegoi Nasa.
Ekspertët paralajmërojnë se “kriza e klimës” është përgjegjëse për zhdukjen e akullnajës.
Dhe sipas Sondazhit Gjeologjik të Sh.B.A., akullnajat 400-vjeçare të Islandës do të ulen me 40% para fundit të shekullit dhe “do të zhduken praktikisht deri në 2200”.