Shkon në 132 numri i të vdekurve, eksperti nga Hong Kongu: Kemi...

Shkon në 132 numri i të vdekurve, eksperti nga Hong Kongu: Kemi prodhuar vaksinën por duhet kohë të testohet te kafshët

687
0

 

Koronavirusi po shpërndahet në masë të pakontrollueshme por ekspertët po punojnë për të bërë të mundur mposhtjen e këti virusi.

 

Eksperti i sëmundjeve infektive Yuen Kwok-yung tha se ekipi që ai drejton, tashmë e ka prodhuar vaksinën e koronavirusit por duhet kohë për ta vënë në përdorim tek njerzit për shkak se fillimisht do të testohet te kafshët për të parë se si do të reagojnë nga kjo vaksinë.

 

Eksperti nga Hong Kongu nuk përcaktoi një kohë të saktë se kur vaksina do të tregtohet, por ai tha se do duhen muaj për testet te kafshët dhe “të paktën një vit tjetër” për testet klinike te njerëzit.

 

Kujtojmë se ka arritur në 132 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, ndërsa numri i të prekurve sipas autoriteteve Kineze është më shumë se 6000.

 

Koronavirusi mendohet se e ka origjinën në një treg të ushqimeve të qytetit portual kinez Wuhan. Ky virus si edhe koronaviruset e tjera besohet se është transmetuar te njeriu nga kafshët. Edhe më parë ka pasur viruse që janë trasmetuar nga kafshët tek njerëzit siç ishte virusi Ebola.

 

Virusi shkakton probleme me frymëmarjen. Të prekurit nga kjo sëmundje vuajnë nga kolla, ethet dhe vështirësia në frymëmarrje.