Shkon në 106 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, rreth...

Shkon në 106 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, rreth 4500 të prekur

529
0

Ka arritur në 106  numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kinë, ndërsa numri i të prekurve sipas autoriteteve Kineze është më shumë se 4500.

 

Ndërkaq, autoritetet Japoneze kanë dërguar aeroplane për të marrë qytetarët e tyre nga qyteti i prekur Wuhan.

 

Koronavirusi është përhapur në të gjithë Kinën dhe janë përfshirë nga ky virus dhe 16 vende të tjera.

 

Wuhan është izoluar si zonë, është bllokuar transporti brenda dhe jashtë.

 

Vendosja e maskave tanimë është e detyrueshme në qytete kineze.

 

Mjekët janë shprehur se ende nuk është gjetur një mjekim, prandaj mënyra më e mirë për ta shmangur është ngujimi në shtëpi.

 

Çfarë është virusi vdekjeprurës Wuhan?

 

Virusi besohet se e ka origjinën në një treg të ushqimeve të qytetin portual kinez Wuhan. Ky virus si edhe koronaviruset e tjera besohet se është transmetuar te njeriu nga kafshët.

 

Shumica e të infektuarve ose punonin ose kanë shkuar për të blerë në tregun kinez që shet kafshë të gjalla.

 

Edhe më parë ka pasur viruse që janë trasmetuar nga kafshët tek njerzit siç ishte virusi Ebola.

 

Virusi shkakton probleme me frymëmarrjen. Të prekurit nga kjo sëmundje vuajnë nga kolla, ethet dhe vështirësia në frymëmarrje.

 

Në raste të rënda mund të ketë mosfunksionim të organeve