SHKOLLAT/ Që NESËR, në 2 dhjetor mësimi nis normalisht (Tirana dhe Lezha...

SHKOLLAT/ Që NESËR, në 2 dhjetor mësimi nis normalisht (Tirana dhe Lezha në 5 dhjetor; Durrësi në 9 dhjetor)

336
0

Ministrja e Arsimit Besa Shahini tha sot në një deklaratë për mediat tha se mësimi në gjithë Shqipërinë, përveç qarqeve që janë në gjendje emergjence, që nesër, në 2 dhjetor do të fillojë mësimi.

Ndërkohë që për Tiranën dhe Lezhën, në datën 5 dhjetor parashikohet nisja e mësimit, por që më e detajuar do të thuhet në datën 4 dhjetor, raporton newsbomb.al.

Ndërkohë në qarkun e Durrësit, më i prekur nga tragjedia, mësimi do të nisë në 9 dhjetor, edhe për këtë, do të ketë një njoftim të dytë.

Ministrja bëri edhe një bilanc të gjendjes së shkollave në zonat e prekura nga tërmeti, raporton newsbomb.al.

”MAS ka vendosur zhvendosjen e nxënësve të shkollave të dëmtuara rëndë. Kemi bërë kalkulimin e kostove të transportit, si dhe për mjetet e transportit. Ata nxënës do të ndryshojnë shkollë te zonat më të afërtat.

Strehimi i përkohshëm nuk janë vetëm në hotele, por janë dhe në çadra, të cilat besoj se do të mbyllen shpejt. Besoj se do t’i kemi shpejt nxënësit në kushte më të përshtatshme. Mësuesit do të vijnë në punë përpara nxënsësve, që të përgatisin proçesin mësimor.

Sot me propozimin tim, këshilli i ministrave vendosi që në qarkun e Durrësit të shtyhet deri në datën 9 dhjetor.  Për qarkun e Tiranës dhe Lezhës mësimi do të shtyhet deri në 5 dhjetor.

Nesër në qarqet e tjera të paprekura nga tërmeti, mësimi nis rregullisht. Dy shkolla të vogla Elbasan do të nisin mësimin nesër. Pezullimi në Tiranë për mësimin vlen dhe për shkollat private. Çerdhet do të kenë fleksibilitet. Ky vendim vlen vetëm për nxënësit, mësuesit të vijnë nesër’, bëri me dije Shahini.