Shkolla shqipe “ Ardhmëria” fituese e vendit të parë në konkursin me...

Shkolla shqipe “ Ardhmëria” fituese e vendit të parë në konkursin me recitime “Për ty Kosovë”!

630
0

Nga Anila Kadija

Heidi Hoxha, nxënëse e shkollës shqipe “Ardhmëria”, fitoi vendin e parë për nivelin e dytë, me poezinë “ Trimëreshat e Kosovës”. Duke u ndjekur nga Zerina Maliqi, vendin e dytë për nivelin e parë, me poezinë “ Kosova ime” dhe Adeana Malsori, vendin e tretë për nivelin e dytë, me poezinë “ Adem Jashari“.

Të shtunën, në datën 19 shkurt 2022, për herë të parë u organizua konkursi ndërmjet shkollave shqipe të mësimit plotësues në diasporë. Morën pjesë nxënësit e dy niveleve për grupmoshat 6-10 vjeç dhe 10-16 vjeç. Kjo ide lindi nga znj. Miradije Berishaj, e cila është edhe kryetare e Shoqatës së Mësuesve Shqiptarë “Naim Frashëri”në Austri.

 

Fillimisht në bashkëpunim me z. Lutfi Vata kryetar i Shoqatës Shqiptare “ Ardhmëria” në Londër. Duke ju bashkuar  Këshilli i Mësuesve Shqiptarë nga Kroacia dhe Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë të Bavarisë / Gjermani.

Në konkurs morën pjesë 32 nxënës. Shkolla “Ardhmëria” u prezantua me 8-të nxënës të cilët ishin të gjithë të përgatitur shkëlqyer nga prindërit dhe mësuesit e tyre. Për nivelin e parë: Anton Jaha, Vesa Jaha, Zerina Maliqi dhe Aurora Doku. Për nivelin e dytë: Greta Zeneli, Heidi Hoxha, Tiara Jonuzi, Adeana Malsori.

Grupi organizues i këtij aktiviteti të rëndësishëm përbëhej nga : znj. Miradije Berishaj, znj. Anila Kadija, znj. Melita Orshkoviq, z. Osman Ademi, z. Mustafa Krasniqi, z. Milazim Ukaj dhe znj. Enela Shehu Markja. Juria kryesohej nga z. Nuhi Gashi ( Kosovë). Anëtarët e saj ishin: znj. Valbona Ismaili Luta ( Londër), z. Anton Marku ( Austri),               z. Leonard Hamitaj ( Kroaci), z. Lumni Nimani ( Gjermani/Bavari). Ishin të pranishëm personalitete të trupit diplomatik nga të gjitha shtetet pjesëmarrëse në konkurs dhe të ftuar nga shumë shtete ku funksionon mësimi plotësuese i gjuhës shqipe. Drejtoresha e QBD-së znj. Mimoza Hysa.

Një falenderim të veçantë prindërve për bashkëpunimin dhe mësueseve të palodhura znj. Albana Vata, znj. Aida Haziri, znj. Kela Dede të cilat përzgjodhën konkuruesit e shkollës “Ardhmëria”. Lista e plotë e fituesve nga të gjitha shtetet është si më poshtë.

Niveli i parë: Vendin e parë, me pikë të barabarta, nxënëset  Adea Zenelaj (NÖ/Austri) dhe Andrea Bardhoci ( Bavari/Gjermani). Vendin e dytë, me pikë të barabarta, nxënëset Zerina Maliqi (Londër) dhe Mjalta Ibrahimi (Bavari/Gjermani). Vendin e tretë, me pikë të barabarta, nxënësit Ajlina Berisha (Salzburg/Austri) dhe Amir Letaj (Kroaci).

 

Niveli i dytë: Vendin e parë nxënësja Heidi Hoxha (Londër). Vendin e dytë nxënësja Ezana Hoxhaj ( Bavari). Vendin e tretë nxënësja Adeana Malsori (Londër) Certifikatat e konkursit u punua falas nga studio grafike  “ White Cherrie” Skoci.

Fituesve ju dhurua libri “ Ninulla e zemrës” e autores Anila Kadija dhe libra të tjerë nga autorët Mustafa Krasniqi, Lumni Limani.

Shoqata Ardhmëria ndjehet krenare për këtë veprimtari të bukur, në shërbim të gjuhës për brezin e ri, si gjithmonë edhe duke bashkëpunuar me shkollat shqiptare në diasporë!