Shkolla mes varrezave/ Nxënësja flet me lot në sy: “Përtej dritares së...

Shkolla mes varrezave/ Nxënësja flet me lot në sy: “Përtej dritares së klasës ndodhet varri i babait tim!”

485
0

Ardisa, një nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Tahir Sinani” në Paskuqan, ka rrëfyer për “Top Story” se përtej dritares së klasës ndodhet varri i babait të saj.

Me lot në sy ajo ka rrëfyer se është sfidë më vete për të që të shkojë çdo ditë në shkollën që ndodhet në mes të varrezave.

“E kam shumë të vështirë të vij në shkollë, nuk mundem. Lidhja që kisha me babin ishte shumë e fortë. Një javë pas vdekjes së tij nuk kam ardhur në shkollë. Është tej mase e vështirë”, tha ajo.

Mirëpo vështirësia është e njëjtë edhe për nxënësit e tjerë, të cilët përballen në mes të orës së mësimit me vajtimet e familjarëve për të ndjerët.

“Një fëmijë 3 vjeç ndërroi jetë dhe e pamë se si ndodhi ceremonia mortore. Vajtimet janë shumë tmerruese”, tregon një tjetër nxënëse e shkollës.

Drejtori i shkollës, Thanas Anastasi, ka pohuar për “Top Story” se e ka bërë problem vendndodhjen e shkollës në Bashkinë e Kamzës, por nuk ka marrë asnjë përgjigje: “Duke mos pasur fonde, shkolla është ndërtuar në mes të varrezave. Kërkesa nga ana jonë s’ka munguar, por nuk kemi marrë përgjigje.”

Nga ana tjetër, sipas kryebashkiakut të Kamzës, Xhelal Mziu, një situatë e tillë është normale.