“Shko në shpi, laju, ça do bësh edhe ik”, “Shiko, si zyrë...

“Shko në shpi, laju, ça do bësh edhe ik”, “Shiko, si zyrë jam bërë”, policia REAGON për skandalin, lokalin e kishte një grua, dy persona…

1422
0

Një ditë pasi u publikua me zë e me figurë në emisionin investigativ “Stop”, skandali i prostitucionit në Korçë, policia e qytetit juglindor ka njoftuar ndalimin dhe procedimin e 4 shtetasve për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Policia ben me dije se jane ndaluar dy shtetas, shpallet në kërkim një tjetër, si edhe procedohet penalisht pronarja e lokalit.

 

Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve: Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkepunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme.

BISEDA E PERGJUAR

Tutori 2 – Hajd, se ktu jemi goca, çuna…

Qytetari- Hë mo, si jeni?

Tutori 2- Më jep një 1 mijë leksh, të pi një kafe!

Qytetari- Tani ik, të mbaroj punë!

Prostituta- Ku kam unë, oo…

Tutori 2- Hë atij, nëm nanjë të vogël!

Qytetari – Po ik tashi, të ashtu unë, çke ti..?!

Prostituta- Lekat!

Qytetari- 2,3,4.., ke 50 mijë lekë ktu! Numëroji e jemi në rregull!

Qytetari- Lekët i more, tani je rehat, rri për qejfin tënd!

Qytetari– Bëjmë cikë muhabet, një kshu, një ashtu, se e kam…

Prostituta- Po e se e kam çikë kshu me nxitim unë, prandaj…,më kupton? Se do iki në shpi, kam që dje ktuja, më shikon, si jam? Me…

Qytetari- Që dje, po unë, që dje të kërkova…

Prostituta- Që dje! Shiko! Si zyrë jam bërë!

Qytetari- Po trupin, kshu, të mirë e ke trupin?

Prostituta- Sa kam pjellë, ça mirë e kam?!

Qytetari- Hë, je me fëmijë?

Prostituta- Po! Kam një bebe!

Qytetari– Me vërte, më?

Prostituta– Po, 6-muajsh!

Qytetari- Po ti je e vogël, 16 vjeç..!

Prostituta- E vogël jam, po hë..!

Prostituta- Unë nuk kam punuar saktë.

Qytetari- Vetëm në Korçë ke punuar?

Prostituta- Në Tiranë, Durrës, Shijak, Fushë-Krujë, Kosovë.

Qytetari– Në Kosovë ka lekë?

Prostituta- Ncuq!

Qytetari- Po kshu, në shkollë, s’vete ti?

Prostituta- Në shkollëëëë…? Ca thua ti mo? Ç’është kjo shkollë?!

Qytetari- S’ke vajtur fare në shkollë?

Prostituta- Kam bërë 5 klasë, pastaj s’kam bërë më tej. Po amam me të shkrojtur, me kto, jam shumë mirë.

Qytetari- Ti sa vite ke, që punon kshu, prostitutë?

Prostituta- Po nuk punoj o, shumë rrallë!

Prostituta- Po punoj, por jo kshu ama, e kam filluar në dy lokale tallava, balerinë.

Qytetari- Kishte lekë?

Prostituta- Hë?

Qytetari- Kishte lekë?

Prostituta- Po 20 mijë leka si rrogë, thjesht për të kërcyer, veç pijeve, që të qerasnin.

Qytetari- Je e lodhur më?

Prostituta- Po bre, s’kam fjetur gjumë, që dje.

Qytetari- Në Korçë, çne, që erdhe them, ishe andej e kshu?

Prostituta- Po ardha, sepse kam familjen ktu edhe familja në mua mbahet, plus që kam fëmijën, s’rri dot vetë.

Tutori- XXX!

Prostituta- Po!

Tutori- Të kërkojnë në telefon!

Qytetari- Çikë më vonë, thuaj!

Tutori- Fol!

Anxhela- Alo!

Telefoni- Dëgjo!

Prostituta- Po!

Telefoni- Dëgjon them?

Prostituta- Po!

Telefoni– Ta dërgova XXX tani aty, dëgjon?

Prostituta- Hë, O ardhi ai, o…

Telefoni- Çohu avash-avash!

Prostituta- Po i bie buries jashtë.

Telefoni- Eh mirë! Ik ti tashi! Shko në shpi, laju, ça do bësh edhe ik, shko, pastaj do ngjitesh lart te lokali!

Prostituta- Nuk e di, jam fare pa gjumë.

Prostituta- S’po më flihet gjumë!

Telefoni- Tek ai adresitua e ka emrin, shiko njëherë, ça do bësh, edhe më merr në telefon!