Shkencëtari që fitoi bastin me mjekët

Shkencëtari që fitoi bastin me mjekët

440
0

 “Nuk e prisja kurrë që të arrija të mbushja 75 vjeç dhe tani jam gati dhe i lumtur që të kthej kokën pas e të reflektoj mbi trashëgiminë që kam lënë”. Këto ishin fjalët e Stephen Hawking një vit më parë. Fizikani vizionar, që ndërroi jetë këtë të mërkurë në moshën 76-vjeçare, do të mbahet mend për teoritë e tij për vrimat e zeza dhe punën me relativitetin. Ai ishte gjithashtu një shembull frymëzimi. Sëmundja e rrallë që e preku që në moshën 21-vjeçare e paralizoi gradualisht dhe Stephen nisi të përdorë një kompjuter për të komunikuar me të tjerët. Jeta e tij u përjetësua edhe në prodhimin kinematografik ë 2014, “The Theory of Everything”. “Nuk kam shumë gjëra pozitive për të folur për sëmundjen, por tani ndjehem më mirë nga sa isha para se sëmundja të më kaplonte”, deklaronte ai disa vite më parë. Hawking la pas tre fëmijë nga martesa e tij e parë me Jane, të cilën e la për t’u martuar me infermieren e tij.

 

Kur u diagnostikua me sëmundjen e rrallë nervore, mjekët i dhanë vetëm pak vite jetë, por ai e fitoi bastin me ta dhe ndërroi jetë 54 vite pas diagnostikimit.