Shkencëtarët: Alienët ekzistojnë, janë vetëm 6 vite dritë larg

Shkencëtarët: Alienët ekzistojnë, janë vetëm 6 vite dritë larg

426
0

Një planet gjigant, vetëm gjashtë vjet dritë larg Tokës, mund të ketë potencial për të mbajtur jetën primitive, kanë gjetur studiuesit. Barnard b (ose GJ 699 b) është një planet i zbuluar kohët e fundit, i cili rrotullohet rreth yllit të Barnardit, duke e bërë atë sistemin e dytë më të afërt të yjeve në Tokë. Planeti besohet të jetë jashtëzakonisht i ftohtë, me temperatura të ngjashme me hënën e Jupiterit, Europa, në rreth -150 °C. Megjithatë, studiuesit thonë se mund të ketë një bërthamë të madhe hekuri / nikeli dhe një aktivitet të zgjeruar gjeotermik, i cili do të lejonte që jeta të lulëzonte në këtë hapësirë. “Ngrohja gjeotermale mund të mbështesë “zonat e jetesës” nën sipërfaqen e saj, e ngjashme me liqenet nëntokësore të gjetura në Antarktidë”, tha astrofizisti i Universitetit Villanova, Edward Guinan, në takimin e Shoqatës Amerikane së Astronomisë (AAS) në Seattle. Ylli b i Bernardit, me një masë tri herë më të madhe se Toka, klasifikohet si yll i kuq, i cili orbiton çdo 233 ditë në të njëjtën distancë që Mërkuri orbiton në Diellin.