Shkeli ligjin, AUTORITETI I KONKURENCËS paralajmëron CONAD, kompania rrezikon një gjobë të...

Shkeli ligjin, AUTORITETI I KONKURENCËS paralajmëron CONAD, kompania rrezikon një gjobë të majme

570
0

Nuk kanë të sosur telashet për kompaninë e ushqimeve’ Conad Albania’.

Pas denoncimit në rrjet të produkteve të skaduara nga një qytetar, këtë herë është Autoriteti i Konkurencës ai i cili paralajmëron kompaninë që të marrë masa për të shmangur ‘fiksimin” e çmimeve për furnizuesit e tij, ose rrezikon të gjobitet me 10 përqind të xhiros vjetore.

Përmes një vendimi nr. 560, dt. 15 Tetor 2018, Autoriteti i Konkurencës kërkon nga ‘Conad-Albania” që të mos aplikojë në faturat e shitjes çmime të këshilluara për kompanitë që furnizohen prej tij, si edhe të mos monitorojë çmimet e rishitjes së mallrave të tij.

Veprimtaria e “Conad-Albania”, sidomos ajo e fiksimit të çmimit përfundimtar të shitjes, bën me dije Autoriteti i Konkurencës, përbën shkelje të rëndë të ligjit “Për mbrojtjen e Konkurencës”.

Autoriteti i Konkurencës i kërkon “Conad-Albania” të marrë masa të menjëhershme për shmangien e kësaj praktike financiare. Në këtë kundërt, ndaj kompanisë së ushqimeve do të aplikohet masa e rëndë.

‘Në rast të mos përmbushjes së detyrimeve të përcaktuara në pikën (II) të këtij vendimi, ndërmarrja “Conad Albania” SHPK ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, gërma (c) të Ligjit Nr. 9121/2003’ thuhet nga autoriteti i Konkurencës.

Mirëpo, ‘Conad Albania’ e ka ankimuar këtë vendim duke kërkuar shfuqizimin e pikës dy të vendimit, për marrjen e masave pë të shmangur fiksimin e çmimit të rishitjes.

Por Autoriteti i Konkurencës i ka rrëzuar kërkesën kompanisë.

Sipas Autoritetit të Konkurencës, “Conad-Albania” nuk ka përmbushur asnjë prej kushteve ligjore për revokimin e vendimit të mëparshëm.

“Përfaqësuesit e ndërmarrjeve në tregun e poshtëm deklaruan se çmimi nga ndërmarrja Conad Albania, vjen i këshilluar, por jo i fiksuar, sipas një variacioni grafik, të cilin jo gjithmonë e marrin në konsideratë. Sipas deklaratave të tyre gjatë inspektimeve në përgjigje të pyetjes sa të pavarur dhe vendimmarrës janë në lidhje me të gjithë treguesit e produktit të marketingut, sasi, çmim, fushatë promocionale, deklarojnë se kanë pavarësi dhe liri për të vendosur mbi çmimet e këshilluara”, thotë Autoriteti i Konkurencës.

 

I PLOTË VENDIMI:

 

Ndërmarrja Conad Albania funksionon në dy lloj formash: 1) si furnizues i të gjithë rrjeteve të marketeve me “Logon Conad”; dhe 2) si edhe furnitor i hoteleve, restoranteve dhe kafeve (HoReKa). Si rezultat kemi ndërmarrje të integruar vertikalisht me “Food Trade” dhe lidhje vertikale me blerësit (franchising).

Ndërmarrja Conad Albania u shet supermarketeve me markën Conad, të cilat përbëjnë XXX% të shitjeve për vitin 2017, dhe një pjesë e vogël e shitjeve të mallrave e barazvlefshme me XXX% të shitjeve totale të vitit 2017, përbëhet nga shitjet drejt klientëve të tjerë, të cilët nuk kanë kontratë me Conad, por blejnë sipas nevojave të tyre. Këta klientë duhet të jenë të pajisur me NUIS dhe në përgjithësi janë të sektorit HORECA (Hotel/Restorant/Catering) ose markave të vogla.

Nga inspektimet e realizuara tek ndërmarrja Conad Albania më datë 10.07.2018 u konstatua se rekomandohen çmime të këshilluara në një kohë kur supermarketet janë të pavarura në vendimmarrjet e tyre.

Në përgjigje të kërkesës për informacion nga ndërmarrja Conad Albania është administruar fatura me numër serie XXX ku jepet vlefta totale e produktit pa TVSH, por edhe çmimi i shitjes i këshilluar dhe marxhi teorik, i cili varion sipas produkteve.

  1. Gjatë inspektimeve të realizuara përgjatë procedurës hetimore tek zinxhiri i supermarketeve Conad u konstatua nëpërmjet faturave të shitjes elektronike me nr. XXX e datës 10.07.2018 (faturë oferte), fatura XXX e datës 06.07.2018, dhe fatura Nr. XXX, datë 07.07.2018, se këshillohen çmimet e rishitjes. Përfaqësuesit e ndërmarrjeve në tregun e poshtëm deklaruan se çmimi nga ndërmarrja Conad Albania, vjen i këshilluar, por jo i fiksuar, sipas një variacioni grafik, të cilin jo gjithmonë e marrin në konsideratë. Sipas deklaratave të tyre gjatë inspektimeve në përgjigje të pyetjes sa të pavarur dhe vendimmarrës janë në lidhje me të gjithë treguesit e produktit të marketingut, sasi, çmim, fushatë promocionale, deklarojnë se kanë pavarësi dhe liri për të vendosur mbi çmimet e këshilluara.
  2. Për të vlerësuar mekanizmin e formimit të kostos, çmimit të rekomanduar dhe çmimit të aplikuar faktikisht, përgjatë zinxhirit të furnizimit për artikuj kryesorë të markës Conad dhe jo Conad është përpunuar dhe analizuar informacioni i sjellë nga ndërmarrja Conad Albania. Të 5 dhënat e përpunuara analizojnë artikujt kryesorë të markës Conad dhe jo Conad me të gjithë elementët e formimit të çmimit të shitjes përgjatë zinxhirit të furnizimit që nga blerja nga Conad Albania, kostot e përgjithshme të Conad Albania, çmimin e shitjes, marzhin neto, çmimin e shitjes tek rrjeti, koston e përgjithshme me supermarketet, vlerat në pikë shitje me çmime të rekomanduara, dhe çmimin e aplikuar faktikisht në supermarke

Çmimet e aplikuara në fakt (për produktet e markës Conad) nga ndërmarrja Food Trade, krahasuar me çmimet e rekomanduara nga Conad Albania rezultojnë të njëjta për të gjitha produktet e marra në analizë. Ndërmarrja Food Trade është e integruar vertikalisht si aksioner i përbashkët me ndërmarrjen Conad Albania, me XXX% të të gjitha shitjeve të Conad Albania ose XXX% të tregut përkatës.

Çmimet e aplikuara në fakt nga blerësit e tjerë si Pronatyra (afiluar partner) krahasuar me çmimet e rekomanduara nga Conad Albania rezultojnë të ndryshme kryesisht më pak për të gjitha produktet kryesore të shportës.

Nga vlerësimi dhe analizimi i këtij mekanizmi rezulton çmimi i shitjes me Tvsh dhe marxhinat e shitjes, rekomandohet nga ana e ndërmarrjes Conad Albania, por nga verifikimi i çmimeve të këshilluara me çmimet e aplikuara në fakt, gjatë procedurës së hetimit, rezultoi se ka raste që çmimet e aplikuara të jenë më të ulta, se ato të rekomanduara.

Mbajtja e çmimit të rishitjes (RPM), që do të thotë vendosjen indirekte të një çmimi rishitje që të shikohet nga blerësi, trajtohen si kufizime në objekt të nenit 4 të Ligjit Nr. 9121/2003.

Gjatë procedurës hetimore, ndërmarrja Conad Albania në përgjigje të konstatimit të grupit të inspektimit dërgoj argumente të efiçencës së mundshme që vjen si rezultat i çmimeve të këshilluara dhe treguan që çmimet e këshilluara janë në dobi të konsumatorëve përfundimtarë. Nga analiza e konkurrencës të efekteve mbi konkurrencën dhe konsumatorët nëse përmbushen kushtet e neneve 5 dhe 6 të Ligjit Nr. 9121/2003, rezulton se:

1) Pjesa e tregut prej XXX% tregon se pozicioni i furnizuesit është i dobët për të shkaktuar efekte negative në treg. Ndërsa pjesa e tregut të blerësit më të madh ku ai shet produktet e tij (ndërmarrja Food Trade) që zë XXX% të tregut ku ai shet produktet e tij në tregun e shitjes me pakicë. Pra edhe furnizuesi dhe blerësi kanë një pjesë tregu të vogël për të shkaktuar kufizime vertikale në tregun e rrjedhjes se sipërme dhe të poshtme.

2) Edhe pse marrëveshja për RPM përfshihet në kufizimet e konkurrencës në marrëveshjet midis jo konkurrentëve, nga analiza rezulton se: Nga vlerësimi i mbajtjes së çmimit të rishitjes në shumicën e produkteve të afiluar është aplikuar çmim më i ulët se ai i rekomanduar; Çmimet e aplikuara në fakt (për produktet e markës Conad) nga ndërmarrja Food Trade, i cili është i integruar vertikalisht si aksioner i përbashkët me Conad Albania, krahasuar me çmimet e rekomanduara nga Conad Albania, rezultojnë të njëjta për të 10 produktet e marra në analizë, por kjo përfaqëson rreth XXX% të të gjithë tregut të shitjes me pakicë; Çmimet e aplikuara në fakt nga blerësit e tjerë si Pronatyra (afiluar partner) krahasuar me çmimet e rekomanduara nga Conad Albania rezultojnë të ndryshme kryesisht më pak për të gjitha produktet kryesore të shportës dhe përfaqësojnë më pak se XXX% të tregut përkatës; Kontrata e franshizes nuk ka asnjë detyrim që të aplikohen çmimet e rekomanduara nga ndërmarrja Conad Albania.

3) Nga analiza e konkurrencës (analiza e performancës së ndërmarrjes Conad Albania me ndërmarrjen e integruar vertikalisht) dhe vlerësimit të efekteve të kufizimeve që rezultojnënga kufizimet vertikale, kryesisht nga ruajtja e çmimit të rishitjes (RPM), rezultoi se:

ndërmarrja në marxhinalizimin në të dy nivelet e integrimit vertikal ka realizuar një normë fitimi prej XXX% nga ndërmarrja Conad Albania dhe XXX% nga ndërmarrja Food Trade ose gjithsej XXX%, çfarë tregon se çmimet e këshilluara nuk kanë çuar në rritje të çmimit të konsumatorit përfundimtar.

Ndërmarrja “Conad Albania” SHPK, për të shmangur çdo kufizim të konkurrencës nga aplikimi i përcaktimi i çmimeve të rishitjes, duhet të marrë masat si vijon:

  1. a) të mos aplikojë në faturat e shitjeve (brenda sistemit software dhe jashtë sistemit software), çmime të këshilluara dhe marzhin teorik;
  2. b) të mos monitoroje çmimet e rishitjes, për të shmangur çdo sjellje antikonkurruese lidhur me mbajtjen e çmimit të rishitjes apo koordinimin e sjelljes për fiksimin e çmimit përfundimtar të shitjes;
  3. c) brenda 60 ditëve nga data e miratimit të këtij vendimi të informojë Autoritetin e Konkurrencës lidhur me masat e marra për zbatimin e rekomandimit të mësipërm.

Në rast të mos përmbushjes së detyrimeve të përcaktuara në pikën (II) të këtij vendimi, ndërmarrja “Conad Albania” SHPK ndëshkohet me gjobë deri në 10 % të xhiros vjetore për shkelje të rëndë të konkurrencës në zbatim të nenit 74, pika 1, gërma (c) të Ligjit Nr. 9121/2003. 4. Monitorimin e sjelljes së ndërmarrjes “Conad Albania” SHPK për një periudhë 1 vjeçare. 5.

Ngarkohet Sekretari i Përgjithshëm për zbatimin e këtij vendimi dhe njoftimin e palëve të interesuara.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.