“Shikoni si e tërheq zvarrë polici, e bëri për spital”, vijon sherri...

“Shikoni si e tërheq zvarrë polici, e bëri për spital”, vijon sherri në Fier

1079
0

Paraditen e sotme Jetaoshqef.al publikoi një video, ku shihej përleshja e policëve me disa banorë në Fier.

Një nga pronarët e tokës ka kontaktuar me redaksinë tonë, ku ka dërguar të tjera pamje më të afërta, ku duket qartë që konflikti dhe përleshja e policëve me banorët vazhdon ende.

Banorët po kundërshtojnë punimet që po ndodh në atë zonë, pasi nuk që t’ua marrin pronat. Por, nga ana tjetër, punimet kanë vazhduar ku sipas planit rregullues të Fierit aty do të ndërtohet një park lojërash.

Duket se sherri është përshkallëzuar, pasi policët madje kanë ushtruar forcë ndaj njërit prej pronarëve, i cili ka tentuar të ndalojë punimet. Pronarët kanë kërkuar një dokument për ndërhyrjen në tokën e tyre, por policët janë përgjigjur se “Policia ta merr pronën”.

Sipas raportuesit, personi mbi të cilin ushtrojnë forcë policët ka pësuar shembje dhe ndodhet në spital, ndërsa më poshtë raportuesi dërgon edhe foton e certifikatës së pronësisë.

Kemi një problem në Fier. Jemi pronarët e atij truallit që prej vitit 1928. Na ka hyrë bashkia me forcë, as vendim të këshillit të ministrave, asnjë urdhër, asnjë dëmshpërblim. Ju lutemi postojeni dhe një video ku vjen policia dhe thotë policia ta mer pronën të hyn në pronë. Shikoni çfarë i bën policia qytetarëve të vjetër të Fierit.  Ju lutemi na ndihmoni duke i postuar, kjo është policia e shtetit.  Shikoni si e tërheq zvarrë pronarin polic Gjoni. Aktualisht jemi në spital, ka shembje qytetari, erdhi ambulanca. Kjo është certifikata e pronësisë për ata që thonë se pretendojmë se jemi pronarë.

14111855_1091850444219229_1738270299_n