Shikoni çfarë bën një djalë i vogël kur në ekran del Noizy...

Shikoni çfarë bën një djalë i vogël kur në ekran del Noizy (Foto)

455
0

noizy-650x358

I ftuar mbrëmjen e së martës në një lidhje direkte në Opinion, gjatë një diskutimi për modelin e të rinjve, një javë pas sherrit me Cozman në Prishtinë, Noizy, përveç se dha variantin e tij për sherrin, ndër të tjera u shpreh mjaft i revoltuar me mënyrën se si kanë abuzuar mediat me paraqitjen e kësaj ngjarjeje.

Pasi këmbënguli se nuk ishte faji i tij për gjithë sa ndodhi në Prishtinë, Noizy tha edhe se nëse nuk ishte ky varianti i saktë, atëherë ai nuk do të këndonte më. Megjithatë, mes diskutimit me të ftuarit dhe modelit që ai u jep të rinjve, Noizy tha se modeli i tij nuk është ai i sherrit, por ai i sukseseve në muzikë falë punës së vazhdueshme.

Gjatë kohës që Noizy fliste në lidhje direkte, edhe miq të tij apo fansa e kanë ndjekur diskutimin bashkë me fëmijët e tyre nga shtëpitë. Dhe ja ku është një fans i vogël i Noizy-t, i cili jo vetëm që e ka të preferuarin e vet, por për më tepër duket edhe që e ka marri malli për të, derisa është duke puthur ekranin ku shfaqet reperi.

Pasi ka postuar këtë foto, Noizy shkruan: “Çfarëdo që të shpifin televizionet dhe gazetarët e paguar, rinia e di që unë bëj për të. Sherrin nuk e nisëm ne. Madje, as nuk e di pse erdhën…” – vijon të këmbëngulë Noizy për ngjarjen pasi e tregoi edhe publikisht.

5b5c3ec289f2061e9653483f23f7976c