SHIFRAT e FUNDIT/ 5 raste të reja me koronavirus në 24 orët...

SHIFRAT e FUNDIT/ 5 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, Durrësi kthehet në vatër të ‘nxehtë’ infeksioni

454
0

5 raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në vendin tonë.

Nga këto raste, 3 janë në Durrës, duke e kthyer këtë qytet në një vatër të nxehtë infeksioni, ndërsa nga 1 rast të ri ka patur në Tiranë dhe Krujë. Tirana mbetet qyteti me numrin më të madh të rasteve aktive.

Njoftimi i Ministrisë:

Ju bëjmë me dije të dhënat e 24 orëve të fundit të situatës së COVID 19 në vendin tonë.

Edhe pse situata epidemiologjike paraqitet e qëndrueshme, ka vijuar puna intensive e epidemiologëve në terren, për identifikimin e rasteve të reja dhe gjurmimin aktiv të tyre, si në zonat e kuqe por edhe në ato të gjelbërta.

 

Ndërkohë mjekët e familjes po monitorojne në vazhdimësi rastet aktive me Covid19 që kanë simptoma të lehta ose janë asimptomatikë.

 

Gjatë 24 orëve të fundit janë testuar 204 qytetarë si të dyshuar të prekur me Covid19 dhe janë konfirmuar pozitivë 5 raste.

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 3 raste në Durrës, 1 në Tiranë dhe 1 në Krujë, kontakte të rasteve të mëparshme pozitive. Të shëruar janë 13 qytetarë.

 

Gjendja në spitalin infektiv paraqitet e qëndrueshme prej ditësh me 14 pacientë të shtruar dhe vetëm 3 prej tyre janë në terapi intensive.

 

Deri më sot janë konfirmuar pozitivë me COVID-19 në të gjithë vendin 969 qytetarë. Prej tyre, rreth 80% janë të shëruar.

 

Aktualisht janë 167 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Durrës dhe Krujë.

 

Nga fillimi i epidemisë janë kryer mbi 13,500 testime molekulare dhe serologjike. Deri tani janë mbi 1 mijë testime serologjike në personel shëndetësor, me një pozitivitet të përgjithshëm rreth 8%.

 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të tregohen të kujdesshëm, duke respektuar rregullat, te ruani distancimin fizik dhe higjienën personale. Nëse keni shenja të Covid19 telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare, 127.

 

COVID-19 – Statistika (21 Maj 2020)

 

Testime totale                         13825

 

Testime molekulare              12759

 

Testime serologjike                1066

 

Raste pozitive                          969

 

Raste të shëruara                    771

 

Raste Aktive                             167

 

Humbje jete                            31 (Qarku Tiranë 18, Durrës 6, Fier 3, Vlorë 1, Shkodër 2, Kukës 1)

 

 

 

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive është si vijon:

 

Tiranë            55

 

Durrës           47

 

Krujë             31

 

Shkodër         10

 

Berat              10

 

Kamëz            9

 

Fier                 2

 

Elbasan           1

 

Mirditë           1

 

Korçë             1