Shfaqet “disku i UFO-ve” në akullin e një lumi

Shfaqet “disku i UFO-ve” në akullin e një lumi

573
0

Një disk i çuditshëm në akull ka krijuar huti në një qytet të Maine të ShBA-ve. Disku i formuar gjatë fundjavës në Westbrook të Maine në lumin Presumpscot, ka tërhequr shikuesit kurioz të hetonin pamjen e çuditshme. “Duket si një disk i UFO-ve”, tha banori i identifikuar si Doug Bertlesman për Portland Press Herald. Bertlesman vlerësoi se disku i akullit ishte rreth 100 metra diametralisht, gjë që do ta bënte atë një nga më të mëdhenjtë të llojit të tij – nëse jo më të madhin ndonjëherë. Disqet e akullit, të njohura edhe si qarqe akulli, zakonisht shfaqen në Arktik, Skandinavi dhe Kanada. Sipas raporteve të publikuara, disku më i madh i akullit ishte një rreth me diametër prej përafro 50 metrash në lumin Pite të Suedisë në vitin 1987.