Një 44-vjeçar është venë në pranga pasi është konfliktuar dhe më pas e ka goditur me sende të forta një shitëse dyqani në qytetin e Elbasanit. Policia thekson se e plagosura është jashtë rrezikut për jetën, ndërsa në pranga përfundoi shtetasi Alert Carroshi 44 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Godet me sende të forta një 21-vjeçare, vihet në pranga nga Policia 44- vjeçari. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, pas marrjes së njoftimit nga qytetarët për një konflikt që po ndodhte në një dyqan, menjëherë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit duke arrestuar në flagrancë shtetasin :
Alert Carroshi 44 vjeç, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, Elbasan, në një dyqan ushqimor është konfliktuar për motive të dobëta me shitësen dhe me pas e ka goditur atë me mjete të forta, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale, “Plagosje e rëndë me dashje”.