Shenjtërimi i Nënë Terezës, ja pse Rita Ora dhe Saimir Pirgu nuk...

Shenjtërimi i Nënë Terezës, ja pse Rita Ora dhe Saimir Pirgu nuk do të këndojnë bashkë

605
0

ritaaa-550x256

Shumë pak ditë na ndajnë nga koncerti për Shenjtërimin e Nënën Terezës që do të mbahet në datën 3 shtator.

Koncerti tashmë është drejt finalizimit dhe të gjithë të ftuarit kanë konfirmuar pjesmarrjen.

Ndryshime planesh ka pasur në momentin e fundit tenori i mirënjohur shqiptar Saimir Pirgu i cili për shkak të angazhimeve artistike nuk mund të jetë i pranishëm në koncert.

 Dueti i cili ishte planifikuar me këngëtaren kosovare Rita Ora për pasojë nuk do të zhvillohet, por Rita do të këndojë solo. Lajmi bëhet i ditur për Gazetën Standard nga organizatorja e koncertit Dijana Toska.

Një intervistë e plotë për detaje më të hollësishme rreth koncertit do të publikohet në Standard print ditën e hënë.

Të tjerë artistë që marrin pjesë në koncertin që do të jepet vetëm një ditë para shenjtërimit të Nënës Terezë janë Inva Mula, Ermonela Jaho, Shkëlzen Doli, Ramë Lahaj, Gëzim Myshketa, Andi Bajgora, Lum Veseli.

Në këtë koncert ceremonial do të jenë pjesëmarrës edhe sportistët më të njohur Lorik Cana e Majlinda Kelmendi. Organizatorët e koncertit bëjnë të ditur se më 3 shtator do të jetë pjesëmarrës edhe Ipeshkvi të Kosovës, Don Lush Gjergji. I gjithë organizimi i koncertit të Vatikanit është mbështetur financiarisht nga Qeveria e Kosovës.