Në Bazilikën e Shën Palit në Vatikan u zhvillua koncerti në nderim të shenjtërimit të Nënë Terezës, ku janë të ftuar yjet shqiptarë nëpër botë si Rita Ora, Inva Mula, Shkëlzen Doli, Ermonela Jaho, Lorik Cana etj.
Koncerti u hap nga Rita Ora dhe Lorik Cana u shprehën se koncerti është një fjalim dashurie me muzikë që mund të përmblidhet me fjalët ‘Bota mund të shpëtohet vetëm me dashuri”.
“Ne bijtë e gjakut dhe shpirtëror jemi këtu për ta nderur veprën e saj në dobi të të varfërve, që bashkoi njerëzimin me fuqinë e besimit. Këtë e dëshmon edhe koncerti dhe prania juaj.
Të pranishëm në koncert janë edhe përfaqësues të lartë të politikës shqiptare, Presidenti Nishani, Kryeministri Edi Rama, ish- Kryeministri Sali Berisha, kryetari i PD Lulzim Basha, kryetari i Parlamentit Ilir Meta etj.