Shenjat e para të autizmit tek foshnjat, që prej moshës 6 muajshe

Shenjat e para të autizmit tek foshnjat, që prej moshës 6 muajshe

438
0

Sipas hipotezës së disa hulumtuesve amerikanë, foshnjat e prekura nga autizmi dallohen që në 6 muajt e parë të jetës. Shenjat e fëmijëve autikë janë vështirësi në ndërveprimin me të tjerët, nuk përfshihen me bashkëmoshatarët, kanë dëmtim jo-verbal të sjelljes (shikimin e drejtpërdrejtë, shprehjen e fytyrës), nuk i ndajnë emocionet dhe ndjenjat me ata që janë përreth tyre. Një studim i kryer në shkollën universitare të Yale në Shtetet e Bashkuara sugjeron që shenjat e para të kësaj sëmundjeje janë të dukshme në moshën 6 muajshe. Shkencëtarët vëzhguan sjelljen e fëmijëve 6 muajsh teksa shikonin video. Disa prej tyre flisnin, buzëqeshnin, ndërsa disa të tjerë mbetën pa bërë asnjë shprehi dhe reagim. Rreth 2 vjet e gjysmë më vonë, fëmijët që nuk kishin reaguar gjatë videove, u diagnostikuan me autizëm. Këto shenja të hershme mund të jenë të dobishme për të parashikuar diagnozën e autizmit, e cila sot nuk përcaktohet saktësisht para vitit të tretë të jetës.

 

Sa më herët të zbulohen çrregullimet e spektrit të autizmit, aq më herët fillon trajtimi dhe aq më i efektshëm është ai.

 

Fëmijët që trajtohen në fillim, në fakt, i përgjigjen më mirë terapive dhe i nënshtrohen përmirësimeve thelbësore.