Shembja e pallatit 12 katësh/ Raportoheshin krisje të kolonave dhe të mureve që prej 3 vitesh, autoritetet: Po mendojmë të evakuojmë banorët e ndërtesës ngjitur, ka rrezik për ta

Shembja e pallatit 12-katësh në Miami të SHBA-ve, ka nxjerrë në pah detaje të reja nga raporte të bëra më parë.

 

Mediat e huaja shkruajnë, se inxhinierët kanë paralajmëruar dëmtime në strukturën e pallatit që para tre vitesh. Pallati pritej t’i nënshtrohej rikonstruksionit të plotë këtë vit, por, fatkeqësisht, ajo u shemb duke lënë të vdekur të paktën 4 persona dhe mbi 156 të tjerë të zhdukur.

 

Autoritetet për të frenuar një tjetër tragjedi, janë duke menduar që të evakuojnë banorët që jetojnë në pallatin ngjitur, të ngjashëm me atë që u shemb.

 

Kjo bëhet për efekte sigurie dhe si masë, pritet të implementohet shumë shpejt.

 

“Ekspertët tanë janë duke konstatuar ndërtesën ngjitur, e cila është e ngjashme me pallatin e shembur. Po mendohet që t’i nënshtrohet një rikonstruksioni të plotë dhe banorët të evakuohen, në mënyrë që të shmangim një tjetër tragjedi”, tha Guvernatori i Floridas Ron De Santis.

 

Raporti i vitit 2018, ku flitet për problemet që kishte shfaqur pallati

 

Raporti ka nxjerrë në pah se pallati kishte plasaritje të shumta në kolonat mbajtëse të betonit, trarëve dhe mureve në garazhin e parkimit. Kjo gjë është konstatuar nga ekspertët, por edhe pse ishte parashikuar të rikonstruktohej, një hap i tillë nuk u ndërmor.

 

Operacionet kanë ngecur prej zjarrit

 

Ekipet e kërkim-shpëtimit, prej ditësh janë duke kërkuar për personat që gjenden nën gërmadha. Edhe pse kërkimet e tyre po bëhen me teknologji të përparuar, dronë dhe qenë të stërvitur, është tepër e vështirë për të arritur në pjesët e poshtme të pallatit.

 

Kjo pasi, në një tunel që ekipet kanë hapur, për të gjetur të zhdukurit, ka shpërthyer flakë, e kështu, është bërë thuajse të pamundur kërkimet, shkruajnë mediat e huaja.

Author: vizional