Vijon i nxehti përvëlues në vend, sa do të shkojnë temperaturat ditën...

Vijon i nxehti përvëlues në vend, sa do të shkojnë temperaturat ditën e sotme

514
0

 

Temperaturat përvëluese do vazhdojnë të mbajnë të mbërthyer Shqipërinë. Sipas MeteoAlb, java fillon me mot të kthjellët dhe të nxehtë.

Pjesa e parë e kësaj të hëne paraqitet e kthjellët me temperatura që luhaten nga 15 në 24°C gjatë mëngjesit, ndërsa pas mesditës shfaqen vranësira kalimtare në veri dhe qendër. Temperaturat rriten me 2°C duke variuar nga 29°C në zonat malore deri afër 38°C në zonën e ulët.

Era do të fryjë e lehtë deri në mesditë kur pritet forcim i lehtë dhe i përkohshëm i erës në zonat perëndimore dhe brigjet detare duke krijuar përkohësisht dallgëzim mbi 2 ballë.