Shefja e Shëndetit në Europë ngre alarmin: rreziku për një valë të...

Shefja e Shëndetit në Europë ngre alarmin: rreziku për një valë të dytë të COVID-19 është rritur

533
0
Andrea Ammon director of European Centre for Disease Prevention and Control gives a press conference on the outbreak of Covid-19 also known as Coronavirus in Italy, on February 26, 2020 in Rome. (Photo by Alberto PIZZOLI / AFP)

SUEDI- Drejtoresha e Qendrës Europiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Epidemive, Andrea Ammon, ka ngritur alarmin për një valë të dytë të koronavirusit. Ajo u shpreh për mediat britanike dhe shifrat e imunitetit në Europë nuk janë inkurajuese dhe se 85-90% e njerëzve kanë rrezikshmëri të lartë infektimi. “Virusi është rreth nesh, duke qarkulluar më shumë sesa janari apo shkurti”, u shpreh ajo, ndërsa shtoi se nuk ka kohë për t’u relaksuar. Në Europë janë regjistruar më shumë se 170 mijë viktima për shkak të COVID-19, ku pjesa më e madhe kanë qenë në Britani të Madhe, Itali, Spanjë dhe Francë. Shtetet europiane kanë filluar që të lehtësojnë masat, duke qenë se virusi ka kaluar pikun. Ammon u shpreh se izolimi ka goditur biznesin, ndërsa njerëzit janë privuar nga liritë.

Më tej ajo vijoi duke thënë se rreziku për një valë të dytë është rritur, pasi njerëzit mendojnë se gjithçka mbaroi këtu. Sipas parashikimit të shefes së ECDC, virusi nuk do të zhduket shpejt dhe njerëzit duhet të mësohen me të.

 

Marrë nga The New Indian Express