SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses në Tiranë për torturë dhe dhunë (NGJARJA)

SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses në Tiranë për torturë dhe dhunë (NGJARJA)

405
0

SHÇBA arreston inspektorin e Zjarrfikëses për dhunë në familje. SHÇBA arrestoi në flagrancë Inspektorin e PMNZSH në Tiranë, L.H., për veprat penale të “Torturës” dhe “Dhunës në familje”. Arrestimi u krye pasi në mënyrë sistematike, ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve.  Familjarët lajmëruan në numrin e Emergjencave 112 për akte dhune dhe më pas Inspektori u shoqërua dhe u arrestua nga SHÇBA. Për të dëmtuarit janë lëshuar urdhrat e mbrojtjes. Materialet proceduriale iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.