Sfida e Ministrit/ Manjani: Shoku Fatmir ik sot të mos marrësh dhe...

Sfida e Ministrit/ Manjani: Shoku Fatmir ik sot të mos marrësh dhe qeverinë me vete

466
0

Ministri i Brendshëm, Xhafaj, në një reagim në twitter të minutave të fundit, u shpreh i bindur se audiopërgjimi i publikuar nga PD, ku supozohet se i vëllai flet për trafik droge është i sajuar. Ai sfidoi Bashën me shprehjen: O unë, o ti! I menjëhershëm është reagimi i Ylli Manjanit të LSI. Ai shkruan në Twitter se Xhafaj nëse ka përgjegjësi, le ta marrë sot pasi nesër do jetë vonë, pasi mund të marrë edhe qeverinë me vete. Kujtojmë se Fatmir Xhafaj reagon me bindje për audipërgjimin vetëm një ditë para protestës së opozitës. Statusi në Twitter i Manjanit: Çështja është se asnjë prej pohimeve të derisotme të shokut Fatmir, nuk ka dalë të jetë i vërtetë. Asnjë!

As “vendi dhe koha e gabuar” e as “sajesa digjitale”…

Ndaj në ka përgjegjësi për të marrë ta marrë sot! Bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë!