S’është ujë natyral! Ky ritual për pastrimin e fytyrës na kushton vetëm...

S’është ujë natyral! Ky ritual për pastrimin e fytyrës na kushton vetëm 50 lekë

427
0

Kur është fjala për bukurinë, femrat koreane gjithmonë kanë diçka të re për të na mësuar. Sekreti i ri që na rrëfejnë është fuqia e ujit të gazuar, i cili gjen përdorim në shumë mënyra dhe ka shumë veti të dobishme për lëkurën tonë.

E para dhe më kryesorja është se flluskat e dioksidit të karbonit lejojnë oksigjenimin e epidermës, hapin poret dhe lehtësojnë heqjen e papastërtive.

Përveç kësaj, në krahasim me ujin e rubinetit, me të cilin lani zakonisht fytyrën tuaj, uji me gaz është më i pastër.

Mënyrat për ta përdorur ujin e gazuar janë të shumta. Koreanet e përdorimin si spraj me të cilin mbulojnë fytyrën ose e përhapin nëpër fytyrë me ndihmën e pambukut, duke e mbajtur për disa minuta në lëkurë.

Por rituali më efektiv është ai që përdoret nga shumë SPA koreane dhe rekomandohet të paktën një ose dy herë në javë.

Ky përfshin përdorimin e një ene të mbushur pothuajse tërësisht me ujë të gazuar. Në këtë pikë mjafton të zhysni fytyrën tuaj për disa sekonda në ujë. Koha e përkryer është që këtë ritual ta bëni pasi ta keni pastruar lëkurën, në mënyrë që të lejoni flluskat të depërtojnë më thellë duke hapur poret edhe më shumë.

 

Burimi: Elle