Selena Gomez zbulon datën e albumit të ri, një ditar i jetës...

Selena Gomez zbulon datën e albumit të ri, një ditar i jetës së saj personale

371
0

Fansat e Selena Gomez kanë marrë lajmin e madh. Këngëtarja publikoi datën e albumit të saj të shumëpritur. Më 10 janar Interscope Records do nxjerrë në treg albumin, që do jetë një ditar i jetës personale të 27-vjeçars.

Por ylli i muzikës pop ende nuk ka zbuluar titullin e albumit dhe listën e këngëve që do përmbajë duke u shprehur se do nxjerrë së shpejti.

“Tani mund të porositni albumin tim të ri që do dalë më 10 janar. Ky album do jetë një ditar i imi nga vitet e kaluara dhe mezi pres ta dëgjoni. Titulli dhe lista e këngëve do dalin së shpejti,”-shkroi ajo.

Apple Music zbuloi se do jenë 13 këngë në album, që do përfshijnë dy këngët e saj të reja “Lose You to Love Me” dhe “Look at Her Now.”

Në dy kapakët e albumit do jetë një kolazh fotosh bardh e si të Selenës ndër vite.

Gomez postoi një montazh të fotografive me melodinë e këngës “Look at Her Now”