Sekreti që ju bën të dukeni më të rinj!

Sekreti që ju bën të dukeni më të rinj!

1205
0

vaj_kokosi

Vaji i kokosit është një nga përbërësit më magjikë në botë. Kjo është një nga arsyet pse duhet të keni një shishe të vogël në shtëpinë tuaj nga ky vaj të cilin mund ta përdorni si përbërës për maska të ndryshme fytyre, duarsh ose edhe për larjen sa më efikase të dhëmbëve.

Ky ritual i cili duhet të aplikohet gjatë natës do ta bëjë lëkurën tuaj të freskët, të pastër dhe do t’i japë ndriçimin e kërkuar prej kohësh.

Para se të flini kujdesuni të lani mirë fytyrën, dhe me ndihmën e mollëzave të gishtave aplikoni pak vaj kokosi në fytyrë. E mbani gjatë gjith natës dhe në mëngjes lani fytyrën me ujë të vakët si zakonisht. Nëse e aplikoni çdo natë këtë maskë, rezultatet do të vihen re shumë shpejt.

Vaji i kokosit mund t’ju shërbejë edhe si pastë dhëmbësh. Ai është i njohur për  dobitë që i sjell shëndetit tuaj oral, kështu që mund ta përgatisni më së miri në shtëpi. Me cilësi antibakteriale, si dhe një zbardhues natyror, kjo pastë dhëmbësh mund të rezultojë më efektive se çdo produkt tjetër.