Sekretet e psikologes Anxhela Peza ……..

Sekretet e psikologes Anxhela Peza ……..

474
0

Anxhela Peza është një ndër psikologet më të mira, dhe më të njohura. Atë e shikojmë shpesh në studio të ndryshme për të diskutuar  për çështje të ndryshme  që kanë të bëjnë me  profesionin e saj. Anxhela për herë të parë vjen në një intervistë  ndyshe nga sa e kemi parë . Për “vision.com.al”, ajo na tregon disa  sekrete nga jeta e saj..

Na trego një sekret nga fëmijëria juaj ?

Mendoja se, po të mendoje apo thoje një fjalë turpi do të vriste zoti.

Cili është ushqimi juaj i preferuar ?

Fasulet,  karkalecat krudo, iman bajalldi.

 A ke fjetur ndonjëherë në makinë ?

Plot herë.

 Sa shofere e mire jeni ?

Shumë e mirë jam.

Cili është momenti juaj më i vështirë në jetë ?

Kam shumë momente në jetë të vështira, nuk zgjedh dot një.

 Momenti më i lumtur ?

Kur pashë motrën time të sapolindur në maternitet.

 Ke tatuazhe në trup ?

Po kam.

Cili është vendi juaj më i rehatshëm për të qëndruar ?

Zyra ime

 Ke marrë ndonjëherë 4 në shkollë ?

Po kam marrë.

 Cili është specialiteti juaj që gatuan më mirë ?

Bëj mirë të gjitha dhe asnjërën shumë mirë.

Çfarë ju argëton më shumë ?

Eksplorimi i kalave.

Pas kujt jeni e dhënë më shumë ?

Pas librave.

Cfarë ju pëlqen më shumë ?

Puna.

Cila është veshja juaj e preferuar ?

Fustani klasik.

Cmenduria më e madhe që keni bërë?

Humba në majën e malit.