Mediat kanë ekspozuar një sekretare, e cila ishte shprehur se “unë i bëj gjëra ditën shefit, ai më bën gjëra natën”. Gruaja kishte hapur llogari në Instagram, ku dokumentonte jetën luksoze falë shefit të saj.
Në foto ajo shihet në resorte turistike dhe restorante të shtrenjta. Molly punon si asistente personale për një firmë në Shangai të Kinës.
Media e ka gjurmuar dhe ka publikuar fotot e saj.
Rasti i saj ka shkaktuar një tërmet me komente online. Molly e përshkruan kështu detyrën e saj: “Unë i bëj gjëra shefit gjatë ditës, ai më bën gjëra natën”.
Ajo pranoi se vendimi për të pasur një aferë me shefin e saj ishte për shkak të rritjes së pagës dhe bonuseve të shpeshta që merrte, po ashtu edhe për shkak të pushimeve tropikale dhe vakteve falas në restorante luksoze./kosovarja.ch