Sekretarja e PD shpërthen ndaj gazetarëve: Mburren për veshje firmato dhe vila...

Sekretarja e PD shpërthen ndaj gazetarëve: Mburren për veshje firmato dhe vila miliona euroshe, por nuk denoncojnë vrasjen e fjalës së lirë

582
0

Sekretarja e Organizatave Partnere në PD, Valbona Mezini një  reagim në rrjetin social Facebook, u drejtohet ashpër gazetarëve. Mezini flet për privatizimimin politik, siç e quan ajo. Ndërsa thekson se gazetarët heshtin dhe sipas saj zgjedhin të mburren me veshjet, pushimet dhe vilat. “Çfarë më bën përshtypje është heshtja e gjithë gazetarëve me panele emisionesh që sot mburren për veshjet firmato, pushimet luksoze dhe vila miliona euroshe, e që gjoja e mbajnë veten se i shërbejnë interesit publik, por asnjë panel nuk organizojnë te denoncojnë sesi po privatizohen partitë dhe si vritet fjala e lirë, shkruan Mezini ndër të tjera.

 

Reagimi i plotë:

 

THIRRJE PER KOLEGET.

 

Po vdes demokracia ne politiken shqiptare e bashke me te, gjithe bursa e vlerave, ne shoqeri. Privatizimi politik sot do t’i sherbeje klientelizmit amoral neser.

 

ÇFARE ME BEN PERSHTJE ESHTE HESHTJA E GJITHE GAZETAREVE ME PANELE EMISJONESH qe sot mburren per veshjet firmato, pushimet lluksoze dhe vila miliona euroshe, e qe gjoja e mbajne veten se i sherbejne interesit publik , POR ASNJE PANEL NUK ORGANIZOJNE TE DENONCOJNE SESI PO PRIVATIZOHEN PARTITE DHE SI VRITET FJALA E LIRE !! Te jene kaq infantile sa te mos kuptojne çpo ndodh apo interesat i largojne nga problemi perbashket !!??

 

MOS U BENI BASHKEPUNETORE NE VRASJEN E DEMOKRACISE.

 

KLIENTELIZMI VRET EDHE JU !