Seanca e jashtëzakonshme nis me debate, Gjuzi i kërkon kohë Ruçit të...

Seanca e jashtëzakonshme nis me debate, Gjuzi i kërkon kohë Ruçit të lexojë projekt-rezolutën, kryeparlamentari s’e lejon

405
0

Nis me debate seanca e jashtëzakonshme plenare, e cila po mbahet për të shqyrtuar ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese.

Kreu i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi kërkoi 45 minuta kohë që të lexojë projekt-rezolutën e Partisë Socialiste, por kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk e ka lejuar këtë gjë.

“Duam 45 minuta që t’i hedhim një sy rezolutës. Kjo rezolutë i bie që të shkarkojë Presidentin, ndaj na duhen këto minuta”, tha Gjuzi, e ndërsa Ruçi iu përgjigj duke thënë se kjo rezolutë ka qenë e publikuar në fletoren zyrtare.

“Projekt-rezoluta ka qenë publike në faqen zyrtare të Parlamentit. E shfrytëzonit kohën, kanë kaluar 12 orë. Pra, procesverbali miratohet”, u shpreh kryetari i Kuvendit.