Seanca e 13 marsit, zbulohen porositë për deputetët e PS-së

Seanca e 13 marsit, zbulohen porositë për deputetët e PS-së

366
0

Kuvendi do të mblidhet sërish në seancë plenare me 13 mars, ndërsa “BalkanWeb” ka zbardhur disa porosi që kreu i Legjislativit, Gramoz Ruçi iu ka shpërndarë deputetëve të Partisë Socialiste.Burime pohuan për “BalkanWeb” se në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së është vendosur që asnjë deputet të mos mungojë si dhe janë ndaluar në formë të prerë diskutimet me objekt opozitën, por thjesht kjo seancë, duhet të përqendrohet tek ligjet që janë parashikuar në rend dite dhe tek nevojat  e qytatarëve.

“Të ketë prezencë në seancën plenare  dhe  disiplinë. Te mos  ketë diskutime me objekt  opozitën, por ligjet që do diskutohen në rend të ditës. Diskutimet të lidhen me nevojat e qytetarëve”,   deklaruan burimet  brenda PS-së.

Ajo që nuk dihet ende ka të bëjë me qëndrimi i opozitës së bashkuar nëse do të mbajë tubim para Kuvendit në kohën e seancës apo do të presë protestën e madhe të 16 marsit.