Së shpejti baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës së...

Së shpejti baba për herë të dytë, zbulohet gjinia e fëmijës së Saimir Tahirit

533
0

Ish-Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmi është zbuluar nga ‘Gazeta Shqiptare’, burimet e së cilës kanë treguar se shumë shpejt do të vijë në jetë një tjetër djalë.

Tahiri dhe bashkëshortja e tij Fatlinda Berisha e kanë mbajtur të fshehtë këtë lajm për muaj me radhë, duke u treguar mjaft të rezevuar me daljet publike. Gjithashtu është zbuluar se pritja e ëmbël është drejt fundit dhe për pak javë vogëlushi do të vijë në jetë.

Kujtojmë se çifti i njohur janë prindër edhe të një djali tjetër, Drinit 8-vjeçar.