‘S’donte të flinte, por të luante’, Doktoresha, pjesë e Kryqit të Kuq...

‘S’donte të flinte, por të luante’, Doktoresha, pjesë e Kryqit të Kuq Italian: Alvin, fëmijë që i qesh buza

477
0

 

 

Doktoresha, pjesë e Kryqit të Kuq Italian që mori pjesë në operacionin për shpëtimin e Alvinit ka treguar detaje nga takimi me vogëlushin.

Sipas saj, Alvin ishte një fëmjë gjithmonë i qeshur dhe kjo do e ndihmonte vogëlushin të kalonte gjithë dramën ë madhe që ka përjetuar.

‘Ai është një kamp për jetimët, por Alvini nuk është ashtu, pasi ai ka babanë. Më në fund Alvini u largua nga kampi, arriti në Damask dhe Bejrut. Alvini ishte i buzëqeshur megjithë atë që ka kaluar, kartëvizita e tij është ajo.

Nuk flet më italisht, pak shqip, por mendoj se do ta rikuperojë, pasi familja e tij jeton në Itali. E patëm sigurinë se ai kishte besim te ne, se nuk pati në asnjë moment rezistencë. Qëndruam në hotel, ka ngrënë patatina, ka luajtur me telefon, ka qenë shumë i lëvizshëm, tani fillon jeta e tij e re, nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë. Alvini nuk donte të flinte, donte të luante. Sot mbajtëm premtimin, që babai i tij i tha se do ta sillnim në shtëpi’, tha ajo.