Samiti i Paqes/ Ish-Presidenti Sejdiu: Hapëm një kapitull të ri, por jemi...

Samiti i Paqes/ Ish-Presidenti Sejdiu: Hapëm një kapitull të ri, por jemi më të izoluarit e Rajonit

399
0

Ish-Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu tha gjatë fjalimit të tij në Samitin Ndërkombëtar të Paqes që po zhvillohet në Shqipëri, se Rajoni i Ballkanit ka nevojë për bashkëpunim, dhe mospërjashtim të asnjë vendi në marrëdhëniet dhe marrëveshjet ndërshtetërore.

 

Sipas tij, mosmarrëveshjet dhe mungesa e bashkëpunimit cënon paqen në Rajon dhe më gjerë ndërsa shtoi se, Kosova dhe qytetarët e saj janë sot më të izoluarit në Rajon dhe për këtë nuk ka asnjë sqarim.

 

Sejdiu përshëndeti marrëveshjen mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut për emrin, ndërsa nuk la pa përmendur edhe të ashtuquajturin “Mini-Shengeni Ballkanik” ku tha se nuk është kundër lehtësirave ekonomike, tregtare dhe politike, por që në bisedime të tilla duhet të ulen të gjithë aktorët rajonal.

 

Ish-Presidenti i Kosovës,  tha se vendi i tij e ka kërkuar paqen përmes paqes, ndërsa ka përmednur edhe sakrificat e popullit të tij gjatë luftës së fundit, teksa ka theksuar se falë qëndrimit të saj, Kosova fitoi mbështetjen e botës.

 

“Do flas në gjuhën tonë amtare! S’mund të flas për sakrificat pa përmenduar sakrificat e popullit tim. Ky popull përmes paqes ka kërkuar paqe. Shumë qytetarë u dëbuan nga shtëpitë e tyre gra, fëmijë, pleqe e të pafajshëm. Qytetarët e vendit tim vuajnë pasojat e luftës. Problemi i Kosovës u ndërkombëtarizua dhe fitoi mbështetjen e botës. Kjo ndërhyrje e NATO-s bëri që të hapet një kapitull i ri.

 

Për këtë paqe, për ruajtjen e saj këmi realizuar bisedime që kulmuan në 17 shkurt 2008. Pavarësia e Kosovës bëhej që të hapej një kapitull i ri. Ka faktor nxitës që duan ta prishin paqen. Si prijës i ekipit negociator kam ndjerë përgjegjësi për ruajtjen e paqes në rajon, këto bisedime kanë qenë të pashmangshme për ruajtjen e integritetit territorial. Ideja e shkëmbimit të territoreve është e gabuar dhe e papranueshme. E kjo vjen nga ata që bënë luftën në Kosovë. Më shumë së kurrë kemi nevojë për paqe dhe për bashkëpunim më njëri-tjetrin. Duhet të përjashtojmë idenë e rrezikshme për shkëmbim territoresh.

 

Pikërisht në shërbim të paqes këtu nga Tirana kam dhënë idenë e bashkëpunimeve të përbashkëta që do të shërbente si një minishengen. Kjo muk nënkupton shkeljen dhe lënien jashtë të vendeve të rajonit. Jemi për qarkullim të lirë të njerëzve dhe mallrave. Kemi angazhime të vazhdueshme për pengim të Kosoves. Angazhimi i Serbisë për të ndikur në ç’njohje të Kosovës i rrezikshëm.

 

I jemi gëzuar marrëveshjes mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë. Na ka shqetësuar refuzimi nga BE. Nuk duhet të kemi frikë nga diversiteti se diversiteti forcon paqen. Sot të gjithë ne që jemi këtu dëshmitarë të vuajtjeve të sakrificave e kemi për borxh që këto kërcënime ti eleminojmë, sepse duke pasur paqe sigurojmë kushte për ekonomi dhe mirëqënie.

 

Dialogu mes nesh por dhe na rrethana tjera do të ndihmojnë në kapërcimin e sfidave. Është e rëndësishme të krijojmë kushte të favorshme për paqen. Politikat diskriminuese janë politika të gabuara. Qytetarët e vendit tim janë më të izoluarit në rajon. Nuk mund të izolohen qytetarët e një vendi se kudo që jetojnë në Europë kanë treguar vlera të larta. Nuk mund të ketë zhvillim human sa ka keshtu izolimi. Mosbashkëpunimi ëahtë kërcënim për paqen. Duke qënë të bashkuar për idenë për të bashkëvepruar botës i sjellim më shumë paqe. Jemi të vetedijshëm që nuk arrihet lehtë paqja”, tha ish-presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu.