Salma Hayek: Kam qenë edhe në luftën e Kosovës, jam ndier pjesë...

Salma Hayek: Kam qenë edhe në luftën e Kosovës, jam ndier pjesë e atyre njerëzve (VIDEO)

521
0

Aktorja dhe aktivistja meksikano-amerikane, Salma Hayek, gjatë një fjalimi ka folur për rolin e saj si aktiviste, ku edhe e ka përmendur Kosovën, duke treguar se ka qenë si aktiviste në luftën në Kosovë.

Në maj të vitit 2015, Hayek u shpërblye për arritje individuale për rolin e saj në filmin e animuar “The Prophet” (Profeti), dhe gjatë fjalimit pas marrjes së shpërblimi, ajo përmendi Kosovën si pjesë e punës së vet si aktiviste, transmeton Express.

Më poshtë e gjeni fjalimin e saj të përkthyer nga Express:

Në punën time si aktiviste, kam qenë në gjendje të punoj në Indi, Afrikë, Amerikën Veriore, Qendrore dhe Jugore [dhe] në Lindje të Mesme.

Kam qenë në luftë në Kosovë, dhe kudo që kam shkuar jam ndier pjesë e atyre njerëzve. Nuk ekziston ndonjë mënyrë tjetër për të qenë aktiviste sepse vetëm duke ndier se je pjesë e tyre vërtet mund të luftosh për të gjetur zgjidhje për problemet, prandaj jam qytetare e botës dhe vendi im është humanizëm. Por, kudo që kam shkuar dhe kudo që do të shkoj do të marr me vete pasionin e paraardhësve të mi, të cilët si unë dikur lanë vendin e tyre me ëndrrën për një jetë më të mirë. Me ata në zemrën time, ëndërroj për një të ardhme më të mirë për botën dhe ëndërroj se kjo e ardhme do të krijohet nga një racë njerëzore më e zhvilluar.