SafeJournalists: Ndalimi i gazetarëve në Shqipëri, i papranueshëm

SafeJournalists: Ndalimi i gazetarëve në Shqipëri, i papranueshëm

484
0

Rrjeti për Gazetarë të Sigurt në Ballkanin Perëndimor (SafeJournalists) ka ngritur zërin fuqishëm në përkrahje të kolegëve gazetarë në Shqipëri pasi ditët e fundit dy gazetarë janë ndaluar nga policia teksa ishin duke raportuar nga protestat në rrugë të shkaktuara nga vrasja e Klodian Rashës nga efektivi i policisë.

Ata i bëjnë thirrje policisë të mos ushtrojnë dhunë ndaj gazetarëve dhe autoritetet shqiptare të hetojnë mbi rastet e shoqërimit në polici të gazetarit dhe spikerit të lajmeve në televizionin RTV Ora, Xhoi Malësia dhe kryeredaktorit të gazetës Koha Jonë Qamil Xhani, teksa ishin duke raportuar direkt nga protestat.

Sipas tyre çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj të gjithë interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të qytetarëve.

Të dy gazetarët që u ndaluan nga policia raportuan dhunë dhe abuzim të të drejtave të tyre njerëzore nga oficerët e policisë, akt i cili është i papranueshëm.

“Në 11 dhjetor, policia ndaloi gazetarin dhe spikerin e lajmeve në televizionin RTV Ora Xhoi Malësia, teksa ishte duke filmuar protestat. Malësia u la i lirë pas tre orësh, por ai bëri të ditur se oficerët e policisë kishin abuzuar me të drejtat e tij.

“Unë u ndalova nga policia teksa po filmoja protestën, megjithëse e intedifikova veten si gazetar. U dërgova në stacionin e policisë, ku u rraha dhe ofendova nga oficerët e policisë”- tha Malësia për rrjetin e SafeJ Journalist duke shtuar se nuk i ishte dhënë e drejta të bëntë qoftë edhe një telefonatë.

“Tre orë më vonë unë u lirova, pasi firmosa një deklaratë që nuk e shkruajta vetë, por që u vendos nga oficerët e policisë si kush për t’u liruar”

Malësia ka bërë një ankesë penale kundër policisë me mbështetjen e Komitetit të Helsinkit.

Më 12 dhjetor, Qamil Xhani, kryeredaktori i gazetës Koha Jone, gjithashtu u shoqërua ndërsa ishte në detyrë. Pasi Xhani kishte mbaruar raportimin, ai ishte dëshmitar i dhunës së policisë ndaj protestuesve. Ai kërkoi nga policia të ndalonte, por u ndalua nga policia bashkë me 50 protestues të tjerë. Xhani deklaroi se ai ishte goditur në kokë dhe në shpinë. Policia i sekuestroi celularin dhe i fshiu të gjitha pamjet.

Atij gjithashtu i’u bë preson për të nënshkruar një deklaratë duke pranuar se ishte ndaluar për “pjesëmarrje në një tubim të paligjshëm”. Pasi botuesi i “Koha Jonë”kontaktoi drejtpërdrejt me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë dhe çështja u raportua drejtpërdrejt në media në mbrëmje ai ula i lirë.

Megjithëse policiaderi më tani nuk ka bërë asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me ndalimin e gazetarëve , raporti paraprak nga Avokati i Popullit thotë se në rastin e Malësisë, përfaqësuesit e policisë konfirmuan se ai nuk ishte mbajtur në dhomën e paraburgimit në stacionin policor dhe nuk ishte trajtuar si i paraburgosur.

Blerjana Bino, gazetare e Safe Journalists , deklaroi se këto nuk janë raste sporadike: “Ka pasur sjellje abuzive të mëparshme nga policia ndaj medias të cilat nuk janë të pranueshme. Situata rëndohet nga heshtja e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë. Autoritetet shtetërore duhet të hetojnë si duhet këto raste, të identifikojnë anëtarët e forcës policore që shkelën të drejtat e gazetarëve. Ata duhet t’i kërkojnë falje Malësisë dhe Qamil Xhanit, të kompensojnë dëmin dhe të sigurohen që ajo të mos ndodhë më. “

Rrjeti i SafeJ Gazetarëve, që përfaqëson më shumë se 8,200 profesionistë të medias në Ballkanin Perëndimor, bëjnë apel të mos ushtrohet dhunë policore ndaj gazetarëve që raportojnë nga protestat. Gazetarët në detyrë dhe duhet të kenë siguri dhe një të drejtë për të bërë punën e tyre, të mos pengohen. Ne jemi veçanërisht të shqetësuar që Malësia dhe Xhani raportuan abuzim të të drejtave të tyre njerëzore përmes dhunës, konfiskimit të pajisjeve, shantazheve dhe presioneve të tjera.

Ne presim që autoritetet shqiptare të hetojnë më tej këto dëshmi, të identifikojnë anëtarët e forcës policore që morën pjesë në të dhe t’i sanksionojnë ato.

Ne gjithashtu u bëjmë thirrje të gjithë gazetarëve që të jenë të kujdesshëm kur raportojnë nga protestat e dhunshme, të kenë kartat e tyre të identifikimit dhe të qëndrojnë larg situatave të rrezikshme.

Rrjeti SafeJournalists do të informojë palët e interesuara përkatëse kombëtare dhe ndërkombëtare në lidhje me këtë rast. Çdo sulm ndaj gazetarëve është një sulm ndaj të gjithë interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të qytetarëve”,– shkruhet në reagimin e tyre.