Paralajmërimi i OBSH: Festat mund të kthehen në trishtim

Paralajmërimi i OBSH: Festat mund të kthehen në trishtim

188
0

OBSH paralajmëroi se festimet e Krishtlindjes mund të shndërrohen në zi, nëse njerëzit do të dështojnë në respektimin e masave antiCovid gjatë sezonit festiv.

Shefi i OBSH-së tha se numri i viktimave të pandemisë së koronavirusit po rritet dhe i kërkoi njerëzve të mendohen mirë për planet e tyre festive.

“Sezoni festiv është një kohë për t’u çlodhur dhe festuar por festimet mund të kthehen shpejt në trishtim, nëse ne dështojmë të marrim masat e nevojshme. Ndërsa ju përgatiteni të festoni, në javët e ardhshme, ju lutem merrni masat për të mbajtur veten dhe të tjerët, të sigurt. Kjo mund të jetë dhurata më e mirë që mund të bëni, një dhuratë shëndeti…”, u shpreh shefi i OBSH-së.

Shefi i OBSH-së tha se ka patur një rritje me 60 përqind të viktimave në shkallë globale gjatë gjashtë javëve të shkuara. Sidoqoftë, disa kontinente po përjetojnë sipas tij një valë vdekjeprurëse më të ashpër se të tjerë. Ka patur një rritje prej rreth 100 përqind të numrit të viktimave për një javë në rajonin e OBSH-së për Evropën, gjatë gjashtë javëve të fundit, një rritje prej 54 përqind në kontinentet amerikane dhe 50 përqind në Afrikë