Sa të sëmurë mendorë kishte në komunizëm, letra e Ministrisë së Brendshme...

Sa të sëmurë mendorë kishte në komunizëm, letra e Ministrisë së Brendshme në vitin 1978: Nuk ka më vende në psikiatri

497
0

 

Nga Kastriot Dervishi

Shqipëria e viteve 1978 ka pasur 17.214 persona të prekur nga sëmundjet mendore, por nuk ka pasur hapësirë të mjaftueshme për shtrimin e tyre në spitalin psikiatrik. Një shifër e tillë ishte shumë e lartë duke marrë parasysh numrin e popullësisë në rang vendi, apo krahasimin me sëmundjet e tjera.

Në një dokument që sjellë studiuesi Kastriot Dervishi, shihet që Drejtoria e Policisë Popullore e Ministrisë së Punëve të Brendshme, drejtuar aso kohe nga Kadri Hazbiu, kërkonte që për spitalin psikiatrik që ishte parashikuar të ndërtohej me kapacitet prej 250 shtretërve, të shihej mundësia për shtimin e kapacitetit.

Ata kërkonin edhe ndërtimin e një spitali tjetër në Lezhë, por për këtë Ministria e Shëndetësisë ishte kundër.