Sa të huaj ka në vend, për çfarë zgjedhin ata të jetojnë...

Sa të huaj ka në vend, për çfarë zgjedhin ata të jetojnë në Shqipëri

523
0

Janë rreth 12,900 të huaj që kanë zgjedhur të jetojnë për të punuar e për të studiuar, për qëllime humanitare apo për t‘u bashkuar me familjarët që jetojnë në Shqipëri. Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave për vitin 2017 mbi lejet e qëndrimit të të huajve sipas arsyes, përqindjen më të lartë e zënë të huajt që kanë marrë leje qëndrimi për arsye punësimi, me rreth 6,334 individë apo sa 50% e totalit. Grupi i dytë i të huajve me përqindjen më të lartë të qëndrimit janë ata që kanë aplikuar për bashkim familjar, me thuajse 23% të totalit apo rreth 3000 aplikime. Së fundmi vihet re se është rritur edhe numri i të huajve që kanë marrë leje qëndrimi për arsye humanitare, me rreth 2381 të huaj apo rreth 18% e totalit. Numri i të huajve që janë pajisur me leje qëndrimi për arsye humanitare u rrit me gati 3 herë në dy vitet e fundit. Sipas “Monitor” ulje ka pësuar numri i të huajve që kanë marrë leje qëndrimi për të studiuar, pasi në 2017-n ishte rreth 652 ndërsa në dy vitet e fundit ky numër ka rënë.

 

Pjesa më e madhe e të huajve që janë pajisur me leje qëndrimi në Shqipëri janë me origjinë nga Europa. Sipas të dhënave të INSTAT për 2017, rreth 7.600 ishin nga Europa, 3,600 nga Azia, rreth 1260 nga Amerika dhe vetëm 340 nga Afrika.

 

Shqipëria është një vend që preferohet nga të huajt për shkak edhe të kostove të lira të jetesës në raport me vendet nga ata vijnë.