Hulumtimi i fundit mbi shëndetin seksual të grave, kundërshton teorinë se gratë janë të prirura të humbasin interesin në seks.
Studimi i bërë nga kompania amerikane Lippe, Taylor dhe HealthyWomen.org argumenton se gratë, me vitet duan më shumë nuancë në jetën e tyre seksuale.
Më shumë se 50 për qind e të anketuareve thonë se me vite mardhënia seksuale bëhet më e mirë, dhe dëshira seksuale është më e theksuar. Njëzet e shtatë për qind thanë se ato e duan në mes të dy dhe shtatë herë në javë.
Ajo që habiti ekspertët është fakti se, 89% e grave mes moshave 45 dhe 55 vjeçe janë të gatshme për të eksperimentuar në shtrat.
“Me kalimin e viteve, femrat rrisin besimin në partnerin. Ato zbulojnë se si të shijojnë seksin dhe janë në kërkim të mënyrave për të”,- thotë Nancy Berman.