“Sa më parë dialog mes palëve” DW: OSBE/ODIHR rekomandim Tiranës

“Sa më parë dialog mes palëve” DW: OSBE/ODIHR rekomandim Tiranës

483
0

“Me qëllim forcimin e demokracisë pluraliste, riafirmimin e të drejtës së qytetarëve për të marrë pjesë në qeverisje dhe demostruar përgjegjësi të përbashkët ndaj integritetit të procesit zgjedhor, partitë politike dhe palët e tjera të interesuara elektorale duhet të përfshihen në një dialog të hapur dhe gjithëpërfshirës për reformën zgjedhore,” thekson raporti përfundimtar i misionit të vëzhguesve ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, i publikuar në mbrëmjen e së enjtes, (5.09.2019).

Raporti i OSBE/ODIHR-it dhe hapja e negociatave

Ministri në detyrë për Europën dhe Çështjet e Jashtme, Genti Cakaj, në një konferencë shtypi të premten, (6.09) enkas për raportin e OSBE/ODIHR-it, u ndal në rolin që ky raport mund të luajë në gjetjet e tij në hapjen e negociatave të anëtarësimit për Shqipërinë, muajin e ardhshëm në tetor. Ai këmbënguli, se raporti kritikon së shumti opozitën, se situata problematike gjeneroi për shkak të bojkotit të zgjedhjeve prej saj. Por në fund të fundit, raporti legjitimon Lokalet 2019, theksoi Cakaj. Duke u ndalur në qëndrimin e opozitës ai bëri me dije se “ka patur angazhim aktiv të disa qarqeve të opozitës për të prodhuar disinformacion masiv dhe sabotuar procesin elektoral. Ka patur përpjekje aktive për të minuar mundësinë e hapjes së negociatave të anëtarësimit në tetor. Qeveria nuk mohon, se Shqipëria ka nevojë për zgjedhje shumë më të konsoliduara dhe cilësore, sesa ato të 30 qershorit.”

Që Shqipëria të arrijë të ketë zgjedhje konform të gjitha standarteve ndërkombëtare dhe demokratike lypset dialogu dhe bashkëpunimi qeveri- opozitë. Por tani për tani ai duket ende larg. Opozita jashtëparlamentare ka paralajmëruar rifillimin këtë muaj të protestave për të rrëzuar kryeministrin Rama si rruga e vetme sipas saj, për të nxjerrë vendin nga kriza e gjatë politike. Nëse opozita rifillon protestat e saj antiqeveritare për të rrëzuar Ramën, mision që nuk arriti ta realizojë me protestat 5 mujore shkurt-qershor, ky do të jetë vijim i dështimit të kompromisit dhe uljes në tryezën e bisedimeve dhe pritet të ndikojë negativisht lidhur me vendimin për hapjen e negociatave. /DW

 

 

 

 

 

 

Shperndaje