Sa herë më coje foto “për kujtim”, VAJZA E KOMISARIT të policisë...

Sa herë më coje foto “për kujtim”, VAJZA E KOMISARIT të policisë vjen nga Anglia për të përcjellë të atin

530
0

Rozi, vajza e komisar Bajram Hajdarmataj që mbeti në rrënojat e kavalishencës së policisë në Durrës gjatë tërmetit të 26 nëntorit 2019, ka ardhur nga Anglia për të përcjellë babain e saj në banesën e fundit.

Në rrjetet sociale Rozana shfaq dhimbjen e pamatë për të atin, edhe që nuk ishte në Shqipëri, por edhe duke kujtuar histori me të, nëpërmjet fotografive.

“Eh mor bush, sa herë më coje foto “për kujtim bush” më thoje. E unë qeshja e thoja ca mi con këto foto o bab se stë kam harru. E ja që u bëre për kujtim. Ohh, gjushi nuk do na dalësh më përpara të na presesh e të na shoqërosh gjithandej. Po ja dhe në ditën më të vështirë ti prapë je ktu e na i hap rrugët gjithandej” shkruan Rozana , vajza e komisar Bajram Hajdarmataj.

Komisar Hajdarmataj ishte ndër trupat e parë të nxjerrë nga rrënojat e Kavalishencës së Durrësit ku ai vetë ishte për një kurs trajnimi.

fghj.png

77287433_439886910242699_4413481365140406272_n.jpg