Rusia me nje raketë mister. Çfarë arme po testonte Rusia në Arktik?

Rusia me nje raketë mister. Çfarë arme po testonte Rusia në Arktik?

366
0

Pesë inxhinierë bërthamorë rusë, që vdiqën gjatë shpërthimit të motorit të një rakete, janë varrosur në Sarov, një qytet i mbyllur 373 kilometra në lindje të Moskës, ku prodhohen mbushjet bërthamore për raketa.

Agjencia shtetërore ruse, Rosatom, tha se ekspertët po testonin një motor me fuqi bërthamore. Por nuk dhanë informacione të mëtejshnme. Testimet u kryen mbi një platformë në det të hapur në Arktik.

Rusia po teston raketat me fuqi bërthamore Burevestnik. Por zyrtarët nuk specifikuan se çfarë sistemi ishte përfshirë në testimin katastrofik të së enjtes.

Shpërthimi u pasua nga një rritje e nivelit të rrezatimit në Severodvinsk, një qytet 40 kilometra në lindje të zonës ku po bëheshin testimet, në Detin e Bardhë.

Zyrtarët than se rrezatimi në qytet arriti në 2 mikroskursë në orë, më pas ra në nivelin 0.11. Të dyja nivelet janë shumë të vogla për të shkaktuar sëmundje rrezatimi.

Tre inxhinierë u plagosën gjatë shpërthimit dhe tani janë në spital.

Ekspertët thonë se testimi ka të ngjarë të lidhet me raketën 9M730 Burevestnik, e njohur edhe si Petrel, një lloj zogu deti. Presidenti Vladimir Putin e përshkroi raketën në një fjalim para parlamentit rus në mars të vitit 2018. NATO e ka etiketuar si SSC-X-9 Skyfall.

Mark Galeotti, një ekspert i njohur për çështjet e Rusisë, thotë se ka shumë skepticizëm nëse kjo raketë do shohë dritën e diellit.

Ai thotë se të tjera raketa ruse, si Bulava, kanë dështuar për vite të tëra gjatë testimeve.

Raketat Zirkon dhe Poseidon janë projekte më të avancuara. Droni nënujor Poseidon ekziston që tani si prototip.

Por Poseidon, njësoj si Burevestnik, duket se është një armë ‘apokaliptike’, thotë zoti Galeotti. Ajo është një armë jopraktike për gjithçka tjetër përveçse një luftë bërthamore gjithëpërfshirëse.

Gazeta qeveritare Rossiiskaya Gazeta, e përshkroi muajin e shkuar raketën Burevestnik si një ‘armë hakmarrjeje’. Kjo ishte fraza e përdorur nga nazistët për të përshkruar raketat e tyre V, të qëlluara drejt Britanisë së Madhe në fund të Luftës së Dytë Botërore.

Gazeta thotë se Burevestnik- e aftë për të fluturuar për një kohë të gjatë dhe për të shmangur mbrojtjen ajrore- do ketë si objektiv çdo infrastrukturë të rëndësishme jetike, pasi raketat ndërkontinentale të Rusisë të kenë goditur tashmë territorin e armikut.

Me dështimin së fundmi të traktatit për Fuqinë Bërthamore të Ndërmjetme, tani edhe SHBA do përqendrohet më shumë në zhvillimin e arsenalit me rreze të mesme, diçka më pak se lufta gjithëpërfshirëse.