Rusia kundërpërgjigjet pas kërcënimeve të Trump

Rusia kundërpërgjigjet pas kërcënimeve të Trump

358
0

Pas kërcënimit të Presidentit amerikan Donald Trump për sulmet në Siri, ka reaguar edhe Rusia. Sipas Kremlinit, raketat e SHBA duhet të hidhen ndaj terroristëve dhe jo ndaj qeverisë së Sirisë. “Raketat e “zgjuara” duhet të godasin terroristët, dhe jo qeverinë e ligjshme të Sirisë, e cila prej disa vitesh po lufton kundër terrorizmit ndërkombëtar në territorin e saj”, ka thënë zëdhënësja e Ministrisë së Jashthme ruse, Maria Zakharova. Më herët, Trump deklaroi se Rusia duhet të bëhet gati, pasi drejt Sirisë do të nisin sulmet me raketa ndaj regjimit të Presidentit Bashar Al Assad. Kjo deklaratë e kreut të Shtëpisë së Bardhë erdhi pas zotimit të Rusisë, që tha se do të rrëzojë çdo raketë që do lëshohet ndaj qeverisë siriane.