Rudina s’përmban lotët; Bashkëshorti dhe e bija e surprizojnë në mes të...

Rudina s’përmban lotët; Bashkëshorti dhe e bija e surprizojnë në mes të programit

577
0

Në programin e Rudina Magjistarit kanë qenë shumë të ftuarit që janë surprizuar dhe nuk i kanë përmbajtur lotët para kamerave. Por në programin e Krishtlindjeve ishte radha e Rudinës të surprizohej dhe të qëndronte e përlotur një pjesë të madhe të emisionit. Stafi i kishte përgatitur Rudina Magjistarit një insert, ku shqiptarë nga shtete të ndryshme të botës e përshëndesnin dhe e uronin për Krishtlindje. Një urim të veçantë e pati edhe vetë stafi i emisionit për eproren e tyre. “Unë nuk e di, por mbeta pa fjalë. E falenderoj pafund stafin tim sepse e kam të jashtëzakonshëm, ju dua fort. Faleminderit shumë për këtë surprizë të jashtëzakonshme, si asnjëherë tjetër në jetën time”, u shpreh Rudina. Por qershia mbi tortë ishte surpriza e bashkëshortit të saj dhe vajzës, Mia. Bashkëshorti i kishte dhuruar një buqetë lule me mbishkrimin ‘Të dua shumë zemër’, kurse Mia i kishte dërguar një lule dielli dhe një dedikim të shkruar me dorën e saj “Mami të dua”.

Dhe këtu Rudinës i duhej një shami të fshinte lotët. Bashkë me të u emocionuan edhe zonjat e publikut. “Shumë faleminderit që e arritëm këtë ditë dhe unë të pashë nga afër duke qarë”, ishte batuta e gazetarit Enkel Demi.