Rudina Hajdari tenton të përgatitet këtë herë, por në vend të lexojë...

Rudina Hajdari tenton të përgatitet këtë herë, por në vend të lexojë fjalimin përfundon duke recituar

436
0

Deputetja Rudina Hajdari ka tentuar që në këtë seancë plenare të përgatitet më shumë se në seancat e kaluara.

 

Por Hajdari ka tërhequr vëmendjen me fjalimin e saj në foltoren e Kuvendit, të cilin në vend që ta lexojë e ka recituar.

 

Gjatë recitimit të fjalimit, deputetja është ngatërruar disa herë, teksa sulmon hapur kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

 

‘Ndërkohë që gjenerali hije me ushtri të mpirë ëndërron se ka punësuar në Shqipëri më shumë se gjysma e gjithë rajonit, biznesi po gulçon e kllapia e gjatësisë së tij e kap.

 

Ndërkohë që gjenerali hije me ushtri të mpirë me gastorin e tij kimik luan luftrash, njerëzisë u idhtohet shpirti e iu përloten sytë.

 

Nga krahu tjetër kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton mjekëve se do t’i lajë me flori, mjekët dhe gjithë njerëzia cuditen.

 

Ndërkohë që kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton studentëve të çlirojë universitetet duke luftuar drogën e oligarkinë, studentët e njerëzia çuditen.

 

Ndërkohë që kryetari në tentativë i legjionit të shpërbërë u premton Astirasve se nga Astiri nuk do heqë Astirin e ka për të qenë përherë Astir, Tirana vazhdon anormalitetin e anormalëve’, recitoi ndër të tjera Hajdari.