TIRANË- Deputetja e Opozitës së Re Rudina Hajdari gjatë fjalës së saj në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë gabim mbiemrin e Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballës. Në vend që të thoshtë Balla, Hajdari tha Palla, dhe këtë gjë mund të dëgjoni gjatë fjalës së saj në videon e mëposhtme. “Zoti Palla, e para njëherë ju nuk keni pse të na jepni leksione se si duhet të jemi ne si opozitë. Sepse s’duhet të marrin shembull nga ju, sepse as ju s’keni qenë opozitë më e mirë se ajo që ka dalë jashtë,”- tha deputetja Hajdari.
Nëse është e qëllimshme apo jo ky ngatërrim i mbiemrit të z.Balla, këtë nuk mund ta themi, pasi deputetja Rudina Hajdari është përfolur shumë herë në media për mos artikulimin e saktë të gjuhës shqipe.